Quantcast
Channel: Tech & Gadgets – MobileNews.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 31

Pajisja wireless “stilolaps” e cila përdoret për diagnozat mjekësore.

$
0
0

 

Pajisja më e re në teknologji-Spektromatësi wireless në formën e një stilolapsi i cili duke u lidhur me një smartphone koleksionon imazhe 3-D të trupit te njeriut apo objekteve të ndryshme.Imazhet të cilat përmbajnë spektër ngjyre shumë herë më të madh se një kamera tipike,tregojnë karakteristikat e problemeve të ndryshme shëndetësore apo bakteriale të cilat nuk perceptohen nga syri i njeriut.

Si mund të perdoret kjo pajisje?

Autori dhe themeluesi i idesë ,Fuhong Cai,shpjegon:Cdokush mund të përdorë spektromatësin thjesht duke e lëvizur në një objekt/person të caktuar,ku nëpërmjet procesit të skanimit do të prodhohen një seri imazhe-sh të cilat dërgohen tek smartphone-i apo kompjuter-i,në të cilin software-i mundëson bashkimin e imazheve në një ajzberg 3D të dhënash.

Kërkuesit e testuan spektromatësin duke skanuar pëllëmbën e dorës së njeriut për afro  16 sekonda.Nga imazhet 3 D të prodhuara arritën të dallojnë 5 gishta dhe ndryshimin e shpërndarjes së hemoglobinës  në pjesë të ndryshme të dorës.

Kjo pajisje është afishuar në treg dhe mund të blihet për më pak se 300$.

Gjithsesi,kërkimet shkencore vazhdojnë nga ana e studiuesve për të përmirësuar dhe zgjeruar funksionalitetet e pajisjes “stilolaps” duke mundësuar transformimin e të dhënave në qeliza imazhe-sh.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 31

Latest Images

Trending Articles