Quantcast
Channel: Tech & Gadgets – MobileNews.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 31

Facebook tashmë ju gjurmon në cdo aktivitet tuaj-in!

$
0
0

A e keni menduar ndonjëherë se si Facebook ju “detyron”të qëndroni për orë të gjata në platformë duke shpërndarë informacione joshëse për të gjithë moshat?

Së fundmi,gjigandi i medias sociale ka lancuar një software të quajtur Data Selfie,i cili përdor gjithë aktivitetin tuaj në rrjetin social për të gjurmuar cdo detaj personal në mënyrë që të vazhdoni të ushqeheni me përmbajtje tërheqëse.Ky zgjatim i Google Chrome është falas dhe i aksesueshëm nga të gjithë dhe ju tregon se si platformat e rrjeteve sociale përdorin inteligjencën artificiale për të njohur personalitetin tuaj.

Ky aplikacion fillimisht regjistron të gjithë aktivitetin tuaj si për shembull: Çfarë shikoni,kohëzgjatjen,cfarë shikoni më shumë se një herë,fushën e informacionit,më cilët persona ndërveproni më shumë e të tjera si këto, për të mbledhur informacionin e nevojshëm duke gjeneruar më pas një raport analitik.

Ju mund të aksesoni këtë raport në Google Extension(të cilin e keni shkarkuar më parë) ku shihni të gjithë aktivitetet e regjistruara.I gjithë ky informacion përdoret për të shënjestruar interesat e individëve më qëllim që të rrisë pjesëmarrjen dhe kohën e përdorimit të Facebook.

Gjithashtu,nga ana tjetër kjo mënyrë logimi përbën një standart të ri sigurie më qëllim që të ndihmojë Facebook të identifikojë aktivitetet e dyshimta në site.

Bëhet fjalë për një proces të automatizuar i cili paraqitet edhe në rastet kur një përdorues dërgon ftesa të dyshimta apo përdor më shumë se një profil.Ndërkohë që foto selfie analizohet nga Facebook,përdoruesit nuk i lejohet logimi në rrjetin social për maksimumi 72 orë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 31

Latest Images

Trending Articles